Ramush dhe Nasim Haradinaj, akuzoheshin për këto vepra

Aktuale

Ramush dhe Nasim Haradinaj, akuzoheshin për këto vepra

Nga: H.O. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:09
Ramush Haradinaj/Nasim Haradinaj

Ramush Haradinaj ishte në mesin e të akuzuarve nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë, gjatë kohës së luftës. Bashkë me Haradinajn, ishin edhe një grup tjetër që i takonin zonës së tij. Bashkë me Haradinajn ishin të akuzuar edhe Idriz Balaj, Lahi Brahimaj, Daut Haradinaj, Frashër Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Zeqir Nimonaj, Luan Përvorfi dhe Krist Përvorfi, Nazmi Brahimaj, Naser Brahimaj i njohur si "Rusi". Alush Agushi, Myftar Brahimaj, Pjetër Shala, Arbnor Zejneli dhe Azem Veseli.

Në këtë grup përfshihet edhe Nasim Haradinaj, i cili kohët e fundit hodhi akuza të mëdha ndaj amdasadorit amerikan Greg Delaëie. Ai madje se “punë e madhe se janë vrarë edhe veprimtarët e LDK-së”.

Nasim Haradinaj bashkë me Ramush Haradinajn dhe të tjerët ishin të akuzuar për disa vepra penale. Më psohtë gjeni listën e veprave më të cilat u akuzuan këta persona:

AKUZAT E PËRGJITHSHME

14. Të gjitha veprimet ose mosveprimet e akuzuara në këtë aktakuzë si krime kundër njerëzimit ose shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës ndodhën midis 1 marsit 1998 dhe 30 shtatorit 1998 në territorin e Kosovës në ish-Jugosllavi.

15. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, në territorin e Kosovës ekzistonte gjendja e konfliktit të armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Krimet e akuzuara në këtë aktakuzë lidhen drejtpërsëdrejti me atë konflikt, sepse viktimat e këtyre krimeve, të cilët nuk merrnin pjesë aktive në luftime, ishin ose civilë serbë ose persona që konsideroheshin bashkëpunëtorë të serbëve ose persona të cilët përndryshe konsideroheshin si mospërkrahës të UÇK-së.

16. Këto viktima, duke përfshirë civilë shqiptarë dhe romë, për të cilët UÇK-ja besonte se refuzonin të bashkëpunonin me të ose se i rezistonin UÇK-në me mjete joushtarake, u vunë në shënjestër për përndjekje dhe keqtrajtim, duke përfshirë kërcënime, rrëmbime, burgime, rrahje, tortura dhe vrasje.

17. Të gjitha veprimet ose mosveprimet e akuzuara si krime kundër njerëzimit ishin pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile serbe dhe atyre anëtarëve të popullatës shqiptare dhe rome/egjiptiane në komunat e Deçanit, Pejës, Gjakovës, Istogut dhe Klinës në krahinën e Kosovës, të cilët konsideroheshin si bashkëpunëtorë ose si mospërkrahës të UÇK-së. Secili prej Të Akuzuarve e dinte se sjellja e tij, që përfshinte keqtrajtimet dhe kryerjen e akteve të dhunës, ishte pjesë e këtij sulmi.

18. Të gjitha veprimet ose mosveprinmet e akuzuara si përndjekje u kryen prej të Akuzuarve me qëllim që t'i diskriminonin viktimat mbi bazë fetare, politike, ose racore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat