Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve

Aktuale

Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:23
Dardan Molliqaj

Deputeti i VV-së Dardan Molliqaj ka kërkuar lirimin e katër aktivistëve të kësaj partie, të dënuar për terrorizëm.

Ai ka thënë se shpreson që Gjykata e Apelit nesër të dëshmoj se jo i gjithë sisitemi i drejtësisë në vend është i kapur.

“Nesër mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për aktivistët tonë të cilët u arrestuan dhe u dënuan pa asnjë fakt të vetëm.

Nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë ta dëshmoj se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.

Procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër. Duke besuar në pafajësinë e plotë të aktivistëve, shpresoj që Gjykata nesër vendosë drejtë dhe i liron ata.” është shprehur Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat