Apostolova takim me Listën Serbe për çështjen e Demarkacionit

Aktuale

Apostolova takim me Listën Serbe për çështjen e Demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Lista serbe

Shefja e Zyrës së BE’së ka takuar Listën Srpska para se Demarkacioni të dalë në Kuvend. Ky takim erdhi pasi Lista Srpska, deri më tani, nuk është pro ratifikimit të demarkacionit, duke vështirësuar kështu sigurimin e numrave për ratifikim. Por, diplomatja bullgare nuk ka njoftuar nëse i ka bindur ata.

Ratifikimi i Demarkacionit s’ka qenë asnjëherë më afër gjatë këtyre tri vjetëve, që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Malin e Zi. Pengesa e vetme janë rreth pesë vota me të cilat do të arriheshin 2/3, aq sa duhen për të ratifikuar këtë marrëveshje. Për t’i bindur deputetët, po kontribuojnë edhe ndërkombëtarët, të cilët duan që me çdo kusht që kjo çështje të mbyllet.

Meqenëse Lëvizja Vetëvendosje është kundër Demarkacionit, duke pamundësuar që të kalojë me votat e shumicës shqiptare, koalicioni qeverisës ka nevojë për votat e partnerit të tyre, Listës Srpska. Duke qenë të pavarur nga politika kosovare dhe nga Qevieria e Kosovës, ambasadorët e huaj po provojnë t’i bindin deputetët serbë.

Media ka pyetur në Zyrën e BE’se, nëse deri më tani shefja e BE’së ka takuar Listën Srpska për të biseduar rreth votës së tyre për Demarkacion. Takimi me ta është konfirmuar.

“Bashkimi Evropian mirëpriti deklaratën e përbashkët mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi si një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave. Para debatit në Parlament rreth marrëveshjes së Demarkacionit, Apostolova ka takuar të gjitha Grupet Parlamentare”, kanë thënë nga Zyra e BE’së për Gazetën Express.

Veç Apostolovës, edhe ambasadori Greg Delawie është aktivizuar që në një mënyrë ose tjetrën t’i bind deputetët serbë për votat e tyre.

Ai në një postim në Twitter tha se liberalizimi i vizave, që arrihet me ratifikim të Demarkacionit, do jetë një e mirë për gjithë qytetërave të Kosovës, pa marrë parasysh etninë e tyre.

Kalimi i Marrëveshjes së Demarkacionit është esencial për t’ua siguruar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës nga të gjitha komunitetet. Të gjithë mund të pajtohen për këtë dhe shpresoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të votojnë pro”, ka shkruar Delawie në Tëitter.

Deklarata e Delawies vjen pasi mediat raportuan se Lista Srpska ka kusht që fillimisht të krijohet bashkësia e komunave serbe, e më pas të vije në rend dite Demarkacioni.

Deputeti i Listës Srpska, Slavko Simiq ka thënë se Demarkacioni është çështje që ndikon pozitivisht vetëm te shqiptarët, e Delawie dëshiron t’i sigurojë se vota pro demarkacionit është i rëndësishëm për të gjithë.

Media ka provuar të marrë një qëndrim nga deputetët serbë lidhur me votën e tyre, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

As kryeministri Ramush Haradinaj nuk e di nëse i ka votat e Listës Srpska. I pyetur nëse deputetët serbë do të votojnë Projektligjin e radhës të Demarkacionit që Qeveria e miratoi dje. Mirëpo ai ka vlerësuar pjesëmarrjen e ministrave serbë në mbledhjen e Qeverisë

”Ishte shenjë e mirë që ishin në mbledhje të Qeverisë, sepse për shumë tema tjera nuk ishin, d.m.th. është shenjë e mirë dhe ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat