Qëndron Kastrati flet për drejtorët e Komunës: VV i rekomandon, përzgjedhjen e bëjë unë

Aktuale

Qëndron Kastrati flet për drejtorët e Komunës: VV i rekomandon, përzgjedhjen e bëjë unë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:12
Vetevendosje/Arkiv

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka folur për ekipin e tij me të cilin mendon të menaxhoj këtë komunë në katër vitet e ardhshme dhe për përplasjen me udhëheqjen e degës së VV-së

Kastrati ka thënë se lista e emrave që është publikuar në media ende nuk është zyrtare.

Ka thënë se ende nuk janë emëruar, por që Kastrati u ka dërguar këtë listë Lëvizjes Vetëvendosje, për të iu treguar se ky është ekipi me të cilin ai mendon të punojë.

Kastrati ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka pranuar vetëm tre prej shtatë personave sa janë pjesë e ekipit.

“ Po ata janë pajtu, i kanë konsideru tre prej shtatëve sa janë të tyne”.

Por sipas tij shkaku i vërtet pse po bëhet kjo zhurmë për ekipin e tij nuk ka të bëjë me ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por thjesht për shkak të nevojës së madhe për punë që kanë qytetarët e Kamenicës.

“Arsyeja e vërtet është se këtu ka papunësi shumë të madhe, unë i kuptoj njerëzit që kanë nevojë për një pagë, por nuk është zgjidhje pozita e drejtorit për më punësu dikë ose me ja siguru pagën. Drejtor bëhet ai që mendohet se din me udhëheq më së miri”, ka thënë Kastrati.

I pari i Kamenicës ka thënë se ai i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që të rekomandoj emra për drejtorë, e kjo e fundit i ka dërguar Kastrati një listë me hiq më pas se 70 emra të rekomanduar.

“Unë i kam kërkua Lëvizjes Vetëvendosje që të më rekomandoj emra, ajo më ka propozuar 70, mirëpo unë jo vetëm prej VV-së, rekomandime të emrave kam kërkuar edhe prej personave te tjerë dhe jo vetëm prej partisë”, është shprehur ai.

Kastrati ka thënë se as në Prishtinë e as në Prizren, nuk i vendos emrat kryesia por ata vetëm rekomandohen të kryetari e ky i fundit e zgjedh ekipin që beson që është më i miri.

Ka pohuar gjithashtu se ata kanë angazhuar ekspertë që nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, gjë që ka ndodh edhe në Prishtinë edhe në Prizren.

Kastrati ka thënë se emërimi i drejtorëve në komunën e Kamenicës është çështje ditësh, mund të ndodh edhe sot ose nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat