Komisioni rekomandon shqyrtimin e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Komisioni rekomandon shqyrtimin e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:27
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

(E plotësuar) - Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike me katër vota pro, 2 kundër dhe një abstenim, procedoi për shqyrtim Kryesisë të Kuvendit, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Edhe pse ishin mbledhur për ta proceduar në Kuvend, çështja e procedimit të këtij Projektligji i gjeti të ndarë deputetët, anëtarë të Komisionit.

Deputetët që i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër që ky projektligj të dërgohet për shqyrtim.

Madje edhe ata që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në Lëvizje por që në Kuvend ende janë deputetë të VV-së.

Visar Ymeri paralajmëroi se do të votojnë kundër demarkacionit, derisa shtoi se publiku po gënjehet se do të bëhen përmirësime në marrëveshjen aktuale me Malin e

Ymeri tha se marrëveshja duhet të shkruhet në të njëjtën gjuhë për të dyja palët, pasi që në disa pika nuk e ka përmbajtjen e njëjtë në gjuhët përkatëse.

Ymeri: Kjo marrëveshje nuk do të duhej që fare t’i paraqitej Kuvendit

“Me këtë marrëveshje tek e  fundit po fiton argumenti i kundërshtarëve, pra po dëshmohet se Kosova paska humbur territor, mirëpo pastaj po gënjehet publiku se tash e kemi zgjidhur këtë çështje, i kemi rregulluar këto çështje, kur në fakt kjo nuk është kurrfarë rregullimi i çështjes vetëm se është pranim i asaj humbjes së territorit që ka qenë që prej vitit 2015... Besoj që jo vetëm që unë duhet të votoj kundër e ne do të votojmë kundër, por kjo marrëveshje duke qenë që në vete ngërthen njërën anë e vazhdon mos transparencën karshi procesit e në anën tjetër ngërthen dhe intensifikon kisha me thënë mashtrimin, nuk do të duhej që fare t’i paraqitej Kuvendit”, tha Ymeri.

Por kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, bëri të ditur se është obligim i komisionit që të mos e bllokojë këtë çështje.

Osmani: Ne nuk mund ta bllokojmë

“Proceduralisht si komision ne nuk mund ta bllokojmë, siç e tha z.Ymeri që mos ta dërgojmë në seancë, sepse e kemi për detyrë që ta procedojmë në Kryesi dhe pastaj Kryesia në seancë”, tha Osmani.

Njëjtë si Ymeri edhe deputeti Dukagjin Gorani, tha se përpjekja e  dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Malit të Zi është  përpjekje për të mbuluar me improvizim një dëm të shkaktuar.

Gorani: Nënshkruesi i saj i ka bërë dëm të riparueshëm vendit

“Ajo që mua personalisht më pengon është përpjekja e këtij pushteti që një marrëveshje të dëmshme mos me e pranuar që është e dëmshme, mund të pranohet që është e dëmshme. Nënshkruesit e saj dhe nënshkruesi i saj i ka bërë dëm të riparueshëm vendit dhe së paku pranimi i atij dëmi do të hapte rrugë për një diskutim normal dhe të sinqertë publik. Mos pranimi i dëmit dhe përpjekja e sanimit  të dëmit duke u futur në improvizime çfarë është edhe deklarata e përbashkët vetëm sa e ndërlikon hala më shumë këtë situatë”, theksoi Gorani.

Deputeti i VV-së Ali Lajçi, la të nënkuptohet se dërgimi i kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës do të shkaktojë kaos.

Lajçi: Nuk është mirë kjo e me na bë ‘helaq’ në Kuvend

“Ne këtë nuk e votojmë sepse kjo është një humbje e territorit në mënyrë të maskuar. Nuk është mirë kjo e me na bë helaq në Kuvend. Shikoni këto gjëra, matini me peshën politike. Sihikoni dhe merrni përgjegjësi sepse u bë një projekt i keq, i cili po të kishte qenë i mirë nuk do të ishte kjo krizë në Kosovë”, tha Lajçi.

Por deputetët e AAK-së do e përkrahin demarkacionin, ndonëse për tri vjet e kishin kundërshtuar ata. Deputetja Time Kadriaj tha se është e rëndësishme që kjo punë ka ardhur deri këtu, pasi edhe për Malin e Zi nuk ka qenë e lehtë të pranojë të korrektohen paqartësitë se ku gjendet kufiri.

Kadrijaj: Kjo marrëveshje ish dashtë të përkrahet nga të gjithë deputetët

“Më vjen mirë që më në fund kemi arritur në këtë pikë sepse në këtë rast nuk po e votojmë vetëm marrëveshjen e kaluar për demarkimin e kufirit, por ne njëkohësisht po votojmë edhe deklaratën e përbashkët në mes dy presidentëve, po njëkohësisht po e votojmë edhe raportin e Komisionit Bulliqi domethënë se janë dy dokumente të cilat do të votohen njëkohësisht bashkë me marrëveshjen e demarkimit. Nëse kjo marrëveshje kishte ardhur pa këto dy dokumente, ju e dini që Aleanca gjithmonë ka qenë kundër dhe nuk do ta kishte votuar e në këtë rast unë mendoj që është bërë një punë e mirë dhe ish dashtë me u përkrahë nga të gjithë deputetët”, u shpreh ajo.

Kryesia e Kuvendit do të vendosë sot nëse Projektligji në fjalë do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit. Ndryshe është paraparë që në mbledhjen e Kryesisë në rend të ditës të jetë çështja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila po pritet të futet në rend të ditës për miratim, në seancën e  cila do të caktohet.

Projektligji për demarkacion procedohet për shqyrtim në Kuvend

Me katër vota pro, 2 kundër dhe një abstenim, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, i procedohet për shqyrtim Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse janë mbledhur për ta proceduar në Kuvend, çështja e procedimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi i ka gjetur të ndarë deputetët e Republikës të Kosovës.

Kundër procedimit të projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, u deklarua anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha se kjo marrëveshje nuk duhet t'i dorëzohet Kuvendit për miratim, pasi që tha se në këtë mënyrë i hedhet ‘hi syve’.

"Në kuadër të këtij debati, po dëshmohet se Kosova ka humbur territor, por po gënjehet publiku. Konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdorët një gjuhë e njëjtë për të dyja palët nënshkruese, pasi që tek pala kosovare thuhet se do të ketë korrektime. Kjo marrëveshje nuk do të duhej fare që t'i paraqitej Kuvendit", tha ai.

Anëtari Dukagjin Gorani e quajti përpjekjen për këtë marrëveshje si improvizim.

"Përpjekja e sanimit të dëmit, me improvizime duke u munduar të futen në deklaratën e dy presidentëve vetëm sa e bënë më të madh dëmin... Sot jemi ardhur në një situatë kur kjo çështje ka dalë jashtë kornizave. Sot gjithkush duhet ta rezervojë të drejtën e vet në mënyrën sesi voton", theksoi ai.

Anëtari Elmi Reçica tha se tash kemi mundësinë të gjejmë argumente për atë që është territor i Kosovës, për ta ndarë kufirin me Malin e Zi.

“Marrëveshja e dy presidentëve me 16 shkurt ka pasur ndikim pozitiv tek qytetarët e Kosovës dhe unë mendoj se duhet ta procedojmë këtë marrëveshje", tha ai.

Për anëtaren Time Kadrijaj është e rëndësishme që kjo punë ka ardhur deri këtu, pasi edhe për Malin e Zi nuk ka qenë e lehtë të pranojë të korrektohen paqartësitë se ku gjendet kufiri.

"Nëse kjo marrëveshje do të kishte ardhur pa këto unë nuk do ta kisha votuar", u shpreh ajo.

Deputeti nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi, tha se para vetes kanë një projektligj i cili në vete ngërthen pika që janë në kundërshtim me njëra-tjetrin.

"Projektligji kërkon ratifikimin e marrëveshjes e cila nuk ka ndryshuar fare e në anën tjetër ky projektligj përmban paragrafin, i cili është cenon integritetin territorial të Republikës të Kosovës dhe sovranitetin", theksoi ai.

Ndërsa deputeti Ali Lajçi bëri thirrje që të mos luhet me ndjenjat e qytetarëve, duke u thënë se me këtë marrëveshje zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave.

"Ajo vijë nuk ishte demarkim, por ishte vendosje e një vije të re kufitare. I dimë ne këto gjëra. Silleni vendimin për liberalizimin e vizave e ne e votojmë menjëherë. Mos tentoni të bëni kështu, sepse kjo është humbje e territorit në mënyrë të maskuar. Mos e vazhdoni këtë, sepse me këtë nuk i bie mirë askujt në Kosovë dhe merrni përgjegjësi për gjithë këtë kohë që e kemi humbur duke bërë marrëveshje të dëmshme", tha ai.

Edhe Fitore Pacolli tha se demarkacioni me Malin e Zi nuk është garantues për vizat, sepse ai nuk do të vijë me arritjen e kësaj marrëveshjeje, porse me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Kushti kryesor është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Republika e Kosovës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim", theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat