MASHT vlerëson GIZ-in për financim dhe angazhim në shkolla

Aktuale

MASHT vlerëson GIZ-in për financim dhe angazhim në shkolla

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi tha se angazhimi dhe financimi nga ana e GIZ-it gjerman ka për qëllim jo vetëm mundësinë që fëmijët të kenë kushte dhe angazhim të barabartë në edukimin e tyre.

Ai kërkoi mbështetje nga mësimdhënësit, prindërit dhe nga gjithë akterët që janë në gjendje të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Bytyqi : Të kemi një edukim dhe një cilësi  ndryshe të arsimit në Kosovë

“Ky angazhim dhe ky financim nga ana e GIZ-it ka filluar  pothuajse që me muaj të tërë  dhe ka për qëllim jo vetëm mundësinë që fëmijët tanë të kenë kushtet e barabarta dhe angazhim të barabartë në edukimin e tyre , por që në përgjithësi të kemi një edukim dhe një cilësi  ndryshe të arsimit në Kosovë. Ne si Ministri e Arsimit , Shkencës dhe Teknologji në Kosovë dhe partnerët nuk do të ndalemi  dhe të vazhdojmë , por normalisht që duhet ta kërkojmë edhe mbështetjen nga mësimdhënësit, nga prindërit , nga gjithë akterët  që janë në gjendje dhe munden ta ndihmojnë arsimin që ta kemi një cilësi me nivel më të lartë që e meritojnë fëmijët tanë”, tha Bytyqi.

Ambasador i  Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt,  shtet ky që po ndihmon  në zhvillimin e arsimit në Kosovë tha se ky vend ka kaluar nëpër kohëra shumë të vështira duke bërë dhe duke ndërtuar e  rindërtuar në të mirë të vendit .

Heldt: Nëse gjërat bëhen së bashku  e kemi suksesin

“ Njerëzit e Kosovës kanë kaluar nëpër kohëra shumë të vështira duke bërë, duke  ndërtuar dhe rindërtuar në këtë shtet. Si një shtet multietnik  që i jep shans secilit për të mbijetuar, pa marrë parasysh a kemi të bëjmë më një djalosh apo një vajzë , a kemi të bëjmë me një komunitet apo tjetrin  nëse gjërat bëhen së bashku atëherë mund të bëhen”, tha Heldt.

Drejtori  i Shkollës “Dëshmorët” nga fshati Zhilivodë i  Vushtrrisë,  Lavdim Klinaku , shkollë kjo që ka fitua projekt nga GIZ-i tha se kjo organizatë gjermane ka bashkëpunuar me shkollat edhe më herët,  por tani ka reflektuar me rezultate konkrete në projektet e realizuar nëpër shkolla.

Sipas tij, nxënësit e shkollës që drejton ai kanë fituar projektin në fushën e artit me një skulpturë nga huma prej GIZ-it gjerman.

Klinaku: Kemi fituar në fushën e artit me një skulpturë të ndërtuar nga Huma

 “Bashkëpunimi me GIZ-in gjerman nuk  ka qenë i tashëm , ka qenë i kahershëm, mirëpo tani ka pasur rezultate konkrete për faktin që ka ndihmuar shkollat, mirëpo jo në aspektin e ndihmesës , por në aspektin e projekteve që janë realizuar  konkretisht nëpër shkolla. Kemi pas projekte në shtatë fusha, ne kemi fituar në fushën e artit me një skulpturë të ndërtuar nga huma prej nxënësve”, tha Klinaku.

GIZ gjerman mbështet sektorin e arsimit themelor në Kosovë që nga viti 2008 dhe ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me Qeverinë e  Kosovës, posaçërisht me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Sipas ekspertes së Arsimit në projektin Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në këtë projekt janë përfshirë 12 komuna.  Në fund u ndanë  edhe mirënjohje nga GIZ-i për shkollat, drejtorët e shkollave dhe nxënësit për sukseset e arritura me bashkëpunimin që kanë pasur me GIZ-in.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat