PDK kërkon nga Kuvendi ratifikimin sa më të shpejtë të Demarkacionit

Aktuale

PDK kërkon nga Kuvendi ratifikimin sa më të shpejtë të Demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:36
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku është diskutuar mbi situatën e fundit të krijuar nga aneks-marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një komunikate për media, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një qëndrim të përbashkët që kjo marrëveshje duhet të ratifikohet sa më parë, dhe atë me një konsesus të gjerë politik, në mënyrë që shteti i Kosovës të ecë përpara në agjendën e integrimeve evropiane.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Edhe një herë sot, me Grupin Parlamentar theksuam nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë, me një konsensus të gjerë politik, dhe Kosova të ecë në agjendën e integrimeve evropiane.” thuhet në Komunikatën e lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat