Pala serbe kundër propozimit të Avni Arifit: Asociacionit nuk mund t’i shtohet asnjë presje

Aktuale

Pala serbe kundër propozimit të Avni Arifit: Asociacionit nuk mund t’i shtohet asnjë presje

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Për Serbinë është e papranueshme që në marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe të zhvendoset vetëm një presje, e lëre më të bëhet një projekt i ri i këtij dokumenti, thonë zyrtarë serbë.

Beogradi si garantues i marrëveshjes me shqiptarët e Kosovës, kërkon nga Brukseli që ta zhbllokojë formimin e AKS-së, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

Sipas tyre, Prishtina dëshiron të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit.

Kreu i delegacionit të Kosovës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Avni Arifi ka deklaruar se në takimin e ardhshëm të dialogut teknik i cili është planifikuar të mbahet më 26 dhe 27 shkurt, do të sjellë një projekt të ri të marrëveshjes për AKS-në, e cila do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Theksohet se kjo gjykatë ka argumentuar se pjesët e marrëveshjes së AKS-së nuk janë në pajtim më Kushtetutën.

Nga Zyra e Serbisë për Kosovën, thuhet se marrëveshjet e arritura nuk mund të ndryshojnë ashtu si t’i vjen dikujt në mendje. Po ashtu, nga kjo Zyrë kanë shtuar se shumë gjëra të dakorduara më parë nuk i pëlqejnë palës serbe, mirëpo kjo e fundit i përmbush angazhimet.

Marko Gjuriq drejtor i Zyrës për Kosovë, ka thënë se në takimin në Bruksel do të propozojë që Asociacioni i komunave serbe të marrë fund dhe marrëveshja të zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat