Deputeti i LDK-së për Haradinajn: Lamsh e ka ba

Aktuale

Deputeti i LDK-së për Haradinajn: Lamsh e ka ba

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 23:49
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, ka reaguar pasi që nesër do të mbahet seanca në të cilen do të shqyrtohet projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka shkruar në Facebook se "një Kryeministër që të thjeshtën e komplikon, që vetë sdi cka do, që niset në një rrugë të shtruar e hynë llugave dhe kurthohet në veprimet e veta ,i vetmi shpetim për të dhe vendin është dorëheqja apo shkarkimi"

Postimi i plotë:

Një Kryeministër që të thjeshtën e komplikon, që vetë sdi cka do, që niset në një rrugë të shtruar e hynë llugave dhe kurthohet në veprimet e veta ,i vetmi shpetim për të dhe vendin është dorëheqja apo shkarkimi. Lamsh e ka ba. Sdi askush a po e sjell demarkacionin e Mehes apo Bulliqit , apo demarkacionin e Mehes me mundësi korigjimi , apo korigjimin e dyjave apo bashkëdyzimin e dy demarkacioneve . Apo ndoshta po donë ta deshtojë të tërën e ta lë Kosovën pa liberalizim deri ne vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat