Gashi: Aneks-marrëveshja e fuqizon Marrëveshjen për Demarkacionin të vitit 2015-të

Aktuale

Gashi: Aneks-marrëveshja e fuqizon Marrëveshjen për Demarkacionin të vitit 2015-të

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 07:37
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në emision Debat D Plus ka thënë se marrëveshja e arritur në mes të presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi është marrëveshje e arritur thuajse gjysmë fshehtas, ka dashur t’iu hedhë hi syve dhe në formë të mbështjellë tu dërgohet deputetëve për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin të vitit 2015.

Gashi ka thënë se ankesë-marrëveshja nuk është pjesë përbërëse e Marrëveshjes për Demarkacionin, por e fuqizon atë që është nënshkruar në gusht të 2015.

“Kjo është një tërheqje taktike e dy liderëve, Hashim Thaçit që nuk i bie pishman për atë që ka nënshkruar në 2015 në Vjenë dhe Ramush Haradinajt, i cili do të duhej ta gjejë një rrugë që të mos tërhiqet krejtësisht se burrat duhet t’i mbajnë fjalët”, tha ndër të tjera, Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat