Bajram Kosumi pranon dekoratën nga presidenti Thaçi

Aktuale

Bajram Kosumi pranon dekoratën nga presidenti Thaçi

Nga: Bota Sot Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:47
Kosumi dhe Thaçi

Ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, ka pranuar sot dekoratën presidenciale nga presidenti Hashim Thaçi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kosumi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se medalja është motivim për brezin e ri që, sipas tij, do ta çojë Kosovën përpara, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kosumit:

Sot pata nderin te marr nga Presidenti i Republikes, z. Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale ne 10-vjetorin e Pavaresise se Kosoves.

Brezi im ka qene i motivuar pakufishem per lirine e Kosoves.

Kjo Medalje me teper se per mua dhe vetjet e gjithe atyre qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, eshte motivim edhe per brezin e ri qe ta shpjere perpara Kosoven.

Kjo eshte nje deshmi qe shqiptari i kenaqet suksesit te shqiptarit, ashtu si po i gezohemi sot suksesit te cdo shqiptari. BK/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat