Ilir Deda zbulon pse po shtyhet seanca për Demarkacionin

Aktuale

Ilir Deda zbulon pse po shtyhet seanca për Demarkacionin

Nga: A. S & A.Zh Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:17
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës Ilir Deda, ka thënë se nuk ka po ndodhë asgjë dramatike.

Ai para gazetarëve në hollin e Kuvendit, ku pritet të nisë seanca për Demarkacionin, ka thënë se Demarkacioni do të votohet, raporton “Bota sot”.

"Asgjë dramatike nuk është duke ndodhur. Na kemi ardhur në sagën e përfundimit të  Demarkacionit. Ndoshta një mësim i këtyre 3 vjetëve duhet me qenë që partitë politike duhet të komunikojnë më shpesh për çështje të mëdha mes veti. Nëse nuk kanë komunikuar me tre vjet, tash ka komunikime", ka thënë Deda.

Deda ka theksuar se seanca po shtyhet për shkak të disa keqkuptimeve, mirëpo sipas tij, ajo do të mbahet.

“Seanca po shtyhet për shkak të disa keqkuptimeve, por ajo do të mbahet. Sot asgjë, dihet që do të ketë debat edhe shpresojmë edhe do të përfundojë çështja e Demarkacionit. Të gjitha këto gjëra që kanë ndodh dje, pardje e sot, kanë të bëjnë me mungesë të komunikimit të forcave politike, e cila po ndodh sot. Edhe kjo është pozitive”, është shprehur deputeti Ilir Deda.

I pyetur pse subjekti me të cilin janë në koalicion LDK-ja, ka kërkuar që vetëm marrëveshja e 26 gushtit do të votohet dhe jo diçka tjetër, ai tha se do të sqarohet kjo çështje shumë shpejt.

“Për shkak të keqkuptimeve të cilat janë krijuar, po keqkuptimet nuk e rrezikojnë votën për Demarkacionin. Tash ka komunikim, kurrkush nuk po donë me ja vështirësu situatën qytetarëve tanë, seanca sot do të ketë debat edhe shpresojmë që pas debatit do të shkojmë në votim, edhe e votojmë Demarkacionit. T’u japim hapësirë njerëzve të komunikojnë të sqarojnë mes veti që të dalim sa më unik që është e mundur sot edhe me votë”, ka thënë Deda./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat