Ambasada amerikane në Podgoricë konfirmon se askush nga personeli s’është lënduar

Aktuale

Ambasada amerikane në Podgoricë konfirmon se askush nga personeli s’është lënduar

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:12
Ambasada Amerikane ne Podgorice

Pas kontrollit intern, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë ka konfirmuar se të gjithë të punësuarit janë të sigurt pas incidentit që ndodhi natën e kaluar.

“I falënderojmë të gjithë që na dërguan mesazhe përkrahjeje”, thuhet në profilin zyrtar në Twitter të Ambasadës.

Gjysmë ore pas mesnatës përpara Ambasadës së SHBA-ve, një person bëri vetëvrasje me një mjet shpërthyes. Pak para vetëvrasjes, i njëjti gjuajti një bombë dore drejt Ambasadës, por ajo shpërtheu në ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat