Deputeti serb: Presim që sot të zhbllokohet liberalizimi i vizave

Aktuale

Deputeti serb: Presim që sot të zhbllokohet liberalizimi i vizave

Nga: Bota Sot Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:24
Slobodan Petroviq

Deputeti serb nga radhët e SL-së, Slobodan Petroviq, ka thënë se pret që sot të zhbllokohet liberalizimi i vizave.

Ai duket folur para gazetarëve në Kuvend, ka thënë se nuk e di ende qëndrimin e Listës serbe për Demarkacionin, raporton “Bota sot”.

“Qytetarët tonë janë të vetmit që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë për shkak të vizave. Presim që sot të dalim nga kjo bllokadë, e qytetarët të kenë një jetë më të mirë. Nuk e di qëndrimin e deputetëve të Listës serbe ende për sot”, është shprehur Petroviq./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat