Veseli: Seanca është shtyrë për nesër

Aktuale

Veseli: Seanca është shtyrë për nesër

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se bashkë me të gjitha grupet parlamentare janë dakorduar që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin të shtyhet për nesër në ora 10:00.

Ai shtoi se janë në rrugë të mirë për konsensus të përbashkët dhe për këtë falënderoi edhe opozitën.

“Do ta arrijmë që së bashku të jemi në këtë rrugëtim dhe ti hapim qytetarëve tanë në një të ardhme të afërt”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat