Deputeti i PDK-së: Boll ma, boll luajtët lojëra politike për të ardhur në pushtet!

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Boll ma, boll luajtët lojëra politike për të ardhur në pushtet!

Nga: A.Zh Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:58
Bekim Haxhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, iu ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Haxhiu, në një postim në Facebook, ka thënë se deputetët duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës dhe të votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi bashkë me marrëveshjen e dy Presidentëve.

“Boll Ma, boll luajtët lojëra politike për të ardhur në pushtet!!!”, ka shkruar ndër të tjerash ai, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë i Haxhiut:

Sot, të gjithë qytetarët mbanin sytë nga Ne!

Me të drejtë sot shume qytetarë na janë drejtuar me thirrjen për ti dhënë fund një çështje që po e mban pengën të ardhmen e Kosovës!

Të gjithë janë në pritje të votimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Vijës Kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi!

Prandaj, edhe një ditë më shumë në pritje të kësaj çështje, është humbje e kohës dhe e shanseve për të gjithë!

Kolegë deputetë/e,

Mendoni për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës, mos e mbani pengë vendin për shkak të inateve dhe interesave personale për perfitime politike, votojeni demarkacionin!.

Marrëveshja për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi bashkë me marrëveshjen e dy Presidentëve duhet të kalojë!

T’i japim mundësi brezit të rinjë që të kontribuojë në zhvillimin e vendit e të ecim drejtë Evropës.

Boll Ma, boll luajtët lojëra politike për të ardhur në pushtet!!!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat