Lista Serbe as sot në seancë

Aktuale

Lista Serbe as sot në seancë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 09:37
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë as sot në seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të shqyrtohet marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Kështu thonë burime të kp, të cilat thonë se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrimin sa i përket projektligjit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Përndryshe, Lista Serbe dje ka thënë se nuk do ta votojnë këtë projektligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat