Fazliu: Mos ratifikimi i Demarkacionit i padrejtë

Aktuale

Fazliu: Mos ratifikimi i Demarkacionit i padrejtë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:04
Bashkim Fazliu

(E plotësuar) - Bashkim Fazliu nga Këshilli Organizativ i protestës ka thënë se është e padrejtë mos ratifikimi marrëveshjes me Malin e Zi dhe izolimi i Kosovës nga vendet e BE.

“Derisa disa deputetë po pretendojnë së Kosova po humb territor me Malin e Zi, sot dhe kur dojm ne dhe deputetët nuk mund të shkojmë në veri të Mitrovicës”, ka thënë Fazliu.

Para Kuvendit të Kosovës janë mbledhur disa qytetarë për të përkrahur demarkacionin me Malin e Zi.

Protesta është ftuar nga IFOK dhe shoqëria civile.

Protesta për miratimin e demarkacionin (Drejtpërdrejt)

Derisa në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin, para Kuvendit po mbahet një protestë paqësore me kërkesën për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ftesa është bërë në facebook, ku është njoftuar se protesta do të nis në ora 10:00, me moton’ votone demarkacionin, zhbllokoni qytetarët e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat