Haradinaj bindë deputetët për të votuar për Demarkacionin?

Aktuale

Haradinaj bindë deputetët për të votuar për Demarkacionin?

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:23
Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Nait Hasani

Ka filluar seanca në të cilën pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në seancë i pari ka arritur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Derisa në seancë nuk kanë ardhur të gjithë deputetët, kryeministri është parë duke biseduar me deputetin nga Vetëvendosje Rexhep Selimi dhe deputetin e PDK-së, Nait Hasani, shkruan Bota sot.

Edhe pse nuk dihet se çfarë kanë biseduar, dihet që Vetëvendosje është kundër Demarkacionit, ndërsa nga burime kundër është edhe deputeti Hasani.

Të jetë duke u munduar kryeministri t’i bindë deputetët për të votuar pro Demarkacionit, nuk dihet...

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat