Sherifi: Të arrihet marrëveshje që të përshihet edhe raporti i Bulliqit në marrëveshje

Aktuale

Sherifi: Të arrihet marrëveshje që të përshihet edhe raporti i Bulliqit në marrëveshje

Nga: G.B&A.S Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:02
Bilall Sherifi

Shefi i GP të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se procesi i ratifikimit të demarkacionit ka histori, ku si pasojë e mospajtime pati zgjedhje dhe qeveria Haradinaj që erdhi në pushtet, pati PDK-në që ishte pëkrahëse, me AAK-në qëe kundërshtonte këtë marrëveshje dhe Nismën që në opozitë e kundërshtonte, raporton gazetari i “Bota sot” nga vendi i ngjarjes.

Ai ka kërkuar që të përfshihet edhe raporti i Shpejtim Bulliqit si pjesë integrale e marrëveshjes.

“Procesi i ratifikimit të demarkacionit ka një histori dhe së pari e kemi një raport mbi bazën që është arritur marrëveshja e mëhershme me raportin e Murat Mehës. Si rezultat i një mospajtimi shoqëror u krijuan rrethanat në të cilat vendi shkoi ne zgjedhje. Erdhi qeveria Haradinaj me PDK-në që e përkrahte këtë marrëveshje. Qeveria Haradinaj themeloi një komision të ri që rezultoi me një raport mbi të cilën u arrit marrëveshja në mes të dy presidentëve. Në parim jemi për shmangie të rregullores, por mendojmë që të arrihet një marrëveshje që raporti i Bulliqit të jetë pjesë integrale e marrëveshjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat