Rexhep Selimi flet pas shtyrjes së seancës

Aktuale

Rexhep Selimi flet pas shtyrjes së seancës

Nga: A.M/P.R Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur pas shtyrjes së seancës së Kuvendit.

“Pra duket që qeveritarët më të gatshëm janë të flasin natën siç kanë folur mbrëmë gjithë natën se sa të flasin ditën në Parlamentin e Kosovës . Parlamenti i Kosovës do të duhej të vendoste , të vendoste drejt, të vendoste tani, por duket që Parlamenti i Kosovës vetëm ka ngelur në një pistë nga ku nisin negociata dhe nga e cila dalin nganjëherë vetëm deklarata të pa bazuara dhe gjithësie kundër interesave të qytetarë të Kosovës“, tha Selimi.

Ai pyetur për konsensus politik, ai është shprehur se konsensusi më i mirë është interesi i qytetarëve.

 

“Konsensusi do të duhej të  ishte interesi i qytetarëve të Kosovës, interesi i Kosovës , çfarëdo konsensusi tjetër  i ashtu quajtur nuk është i duhuri e as i nevojshmi . Por po duket edhe mos të jetë i mundshmi. “, tha Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat