Dy draft-marrëveshjet, kjo është pika mollë sherri mes LDK-së dhe AAK-së

Aktuale

Dy draft-marrëveshjet, kjo është pika mollë sherri mes LDK-së dhe AAK-së

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:32
Kuvendi i Kosovës

Seanca për Demarkacionin me Malin e Zi do të mbahet të mërkurën në ora 10:00, pasi sot dështoi të mbahet.

LDK ka kërkuar që raporti i komisionit shtetëror të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, të përfshihet vetëm për orientim dhe jo të votohet si pjesë e marrëveshjes, raporton Bota sot.

Më poshtë, ne u sjellim të plotë Draft-Marrëveshjet, njëra e propozuar nga LDK dhe tjetra e propozuar nga AAK.

Version i LDK-së:

Neni 3

Pjesë përbërëse e këtij ligji janë:

1.1.         Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenën më datë 26 gusht 2015;

1.2.         Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, SH.T.Z. Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018

1.3          Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit Shtetëror – për orientim.

Versioni i AAK-së

Neni 3

Pjesë përbërëse e këtij ligji për orientim janë:

1.1.         Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenën më datë 26 gusht 2015;

1.2.         Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, SH.T.Z. Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018;

1.3.         Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit Shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat