Anëtari i AAK-së: Pse jam kundër që Çakorri e Kulla të kalojnë nën sovranitetin e Malit të Zi?

Aktuale

Anëtari i AAK-së: Pse jam kundër që Çakorri e Kulla të kalojnë nën sovranitetin e Malit të Zi?

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Kosovë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muhamet Kelmendi, ka treguar se pse është kundër që të kalojë Çakorri dhe Kulla nën sovranitetin e Malit të Zi.

Kelmendi, në një postim në Facebook, ka thënë se territori shqiptar është tkurrur mjaft, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Pse jam kunder qe te kaloj Cakorri dhe Kulla nen sovranitetin e Malit te Zi

Une nuk jam ekspert i vijave kufitare dhe as qe kam ndermende te behem por, ne rastin e tille, une kam mendim te prere.

Dhe kjo, jo vetem per kete territor, por per cdo pellembe te tokes shqiptare.

Dikujte mund t' i duket "anomali" e kohes moderne, te tjereve "moral" patriotike, ndoshta edhe ide "nacional-shoviniste, deri edhe fashiste".

Kjo nuk me pengon fare.

Cdo kush i ka mendimet e veta. Kendej edhe mund te luftojne per vijen kufitare ne Kuqishte dhe ne Savinovode, mund te beni, nese keni deshire, te jepni edhe shtepite tuaja. Kjo eshte ceshtje e mendimit nduvidual..

Por une, me "moral" patriotik a pa te, do te jeme kurdo here kunder vendimeve ku kalon edhe nje pellembe e tokes shqiptare nen sovranitet te huaj.

Ju mund te interpretoni si "shitje" te ndonje morali patriotike, ose edhe me rende, si njeri " "kunder liberalizmit", sepse gjuha eshte nga tuli dhe mund te thehet lehte.

Por, une nuk jam predikues i teorise gjoja pragmatike qe shkaterron sovranitetin dhe intergritetin territorial, ne emer te asnje ceshtjeje.

Territori shqiptar eshte tekurrur mjafte.

Ndersa, kush cka eshte, duhet te shikohet e kaluara.

Ajo dhe e tashmja flasin vete./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat