Reagon ashpër publicisti: Partitë banditeske po e mbajnë popullin në kafaz si pulat

Aktuale

Reagon ashpër publicisti: Partitë banditeske po e mbajnë popullin në kafaz si pulat

Nga: A.ZH Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:33
Foto nga seanca e Kuvendit

Publicisti i njohur Xhevat Rexhaj, ka reaguar ashpër pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të vendos për Demarkacionin me Malin e Zi, që është kriter për liberalizimin e vizave.

Rexhaj, përmes njuë postimi në Facebook, ka thënë se populli i Kosovës “është izoluar si pulat në kafaz”, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se fajin për këtë e ka edhe populli, pasi është ndikuar nga “rrenat, mashtrimet dhe patriotizmi fals të partive banditeske”.

Image
Xhevat Rexhaj

Më poshtë reagimi i plotë i Rexhajt:

Ju ngjatte jeta rrethi miqesor 

Thashë të qartësohem ( skjarohem) diçka. Une kur postoi, shkruaj apo komentoi rreth liberalizimit të vizave ( kalimin e demarkacionit) aty ketu kritikohem se e kam lehtë ngase vet kam vizë! Po ashtë e vertete, por une nuk jam as deputet, as minister, as zv. minister, as bandit politikan që i mbajnë peng popullin pa viza derisa ata kanë viza. Une shkruaj për atë se ai milet në Kosovë ashtë trutredhun, ngase ende duron dhe voton mangupa e kriminela që i mbajnë pra miletin të mshelun në kafazë sikur pulat. Askush nuk ju ka faj që keni mbet të izoluem sepse edhe vet shumica e shoqerise së Kosovës e ka trunin e izoluem me rrena, mashtrime, patriotizem fallco, dhe kikirika e çaj rusi. Evropa demokratike e din se me kanë kanë punë, me parti banditeske dhe milet që perkrah banditizmin, andaj sa për mue nëse ju pelqen izolimi rrini edhe 10 vjet qeshtu ...../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat