Në mbyllje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli pati një porosi për deputetët
“Deri të mërkurën anulohen të gjitha udhëtimet e deputetëve”, ka thënë Veseli.
Ai i shtyu ato pasi të mërkurën nga ora 10:00 pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e ndërprerë për dy ditë radhazi.
Në ditën kur pritet të votohet Demarkacioni me Malin e Zi, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i lartë i BE-së.