Abrashi: Disa deputetë të VV-së do ta votojnë Demarkacionin

Aktuale

Abrashi: Disa deputetë të VV-së do ta votojnë Demarkacionin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:16
Arban Abrashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi mendon se demarkacioni me Malin ne Zi do të ratifikohet ditën e mërkurë.

Abrashi në emisionin InfoBox, ka thënë se kjo mund të bëhet edhe pa votat e Listës Serbe pasi pret që votë pro të kenë edhe disa deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë kam bisedu me disa prej tyre që janë shumë konstruktiv dhe ndoshta edhe do të votojnë. Nuk kisha me përmend emra por ka njerëz që mendojnë se ky proces duhet të ecë përpara sepse e ngulfat Kosovën dhe tërë shoqëria po merret me demarkacion tani e tre-katër vjet’, tha Abrashi.

"Krahu i Dardan Molliqajt në Kuvend, mund të ketë deputetë që do të votojnë shënjimin e kufirit me vendin fqinjë. Nga grupi i të pa kënaqurve”, tha Abrashi.

“2-3 se nuk na duhen më shumë të cilët janë konstruktiv që ja dojnë të mirën vendit dhe mendojnë përtej partisë së tyre”, tha Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat