"Azem Syla nuk ndihet mirë, rasti i tij mund të zgjatë"

Aktuale

"Azem Syla nuk ndihet mirë, rasti i tij mund të zgjatë"

H.Orana Nga H.Orana Më 23 shkurt 2018 Në ora: 20:35
Azem Syla

EULEX gjatë ditës së mërkurë ka konfirmuar përfundimin e mandatit në qershor të këtij viti. Madje rastin e Azem Syles, të njohur si rasti Toka e ka kaluar tek gjyqtarët vendor. Zëdhënësja e EULEX-it, Donika Berisha Rizaj, ka thënë për “Bota sot” se EULEX-i duke parë gjendjen shëndetësore të pandehurit e ka konsideruar se rasti nuk mund të përfundohet brenda afatit të caktuar.

Image
Donika Berisha Rizaj

Berisha-Rizaj ka shpjeguar edhe arsyet tjera pse EULEX-i ka  kaluar këtë rast tek gjyqtarët vendor.

“Për arsye të transferimit gradual të funksionit ekzekutiv të EULEX-it tek autoritetet e vendit, prej datës 15 qershor 2018 gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë nuk do të jenë pjesë e gjykatave të Kosovës. Rastet kanë qenë në proces të dorëzimit që nga viti 2014. Pas një vlerësimi të bërë me kujdes, ku është marrë parasysh kohëzgjatja e procesit gjyqësor dhe gjendja shëndetësore aktuale e të pandehurit, ushtruesja e detyrës së kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it ka vlerësuar se rasti nuk do të mund të përfundohet brenda afatit kohor të caktuar”, thotë zëdhënësja e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat