Ish mjeku i UÇK-së: Ramushi është shndërruar në fatkeqësi për ne

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Ramushi është shndërruar në fatkeqësi për ne

Nga: H.Orana Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:56
Ramush Haradinaj

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi përmes një postimi në Facebook, pa përmendur të gjitha të ‘bëmat’ e deritanishme të kryeministrit aktual, Ramush Haradinaj për të cilat është kritikuar mjaftë ai.

Nga “Djali i Brojës”, “Pederi”, imitimi i lopës, e të tjera, ai ka përmendur edhe rastet tjera të tij, duke thënë se derisa dikur ka qenë fat që e kishim, tani është shndërruar në fatkeqësi. Madje sipas Loshit, nuk është vetëm një Ramush, por ‘Zyrat’ janë mbushë me Ramusha.

Postimi i plotë:

JANE MBUSH’ ZYRAT ME RAMUSHA

Ofendimet ne baza lokaliste: “Djali i Brojës!”

Ofendimi ne baza te paragjjykimeve per orientimin seksual: “Pederi!”

Ofendimet ne baza te urrejtjes dhe paragjykimit per edukimin e rivalit politik: “Ai as ni dite shkolle s’e ka!”

Imitimi i zërit autentik të lopës : “moooo!”

Qasja superiore ndaj individeve ne relacionet familjare e miqesore: “Na jemi Haredin, dhanrri te na e hek plehun!...”

Arsyetimi banal per veprimet e pamatura si kryeminister: “E kam rrite rrogen se me duhen paret per tesha e per kravate!” Ose: “Ua kam rrite rrogat qeveritareve per mos me vjedh!”

Arsyetimi i minsitrave qe shtijne me arme ne ahengje te perziera me qifteli e raki se kjo asht ne rregull se asht “tradite shqiptare!”

Falja e borxheve publike pa kurrfarë vendimi dhe krekosja se kete e ka ba “per qef”!

Sjellja në Kuvend si në një konflikt për mexhe apo vade uji: “Sa te jam une ketu nuk e kthej mrapa raportin e Buliqit!”

Nençmimi i viktimave të popullit të vet duke nderuar me minut heshtje kriminelin që gjyqi e ka shpallur fajtor për ato viktima...

Janë këto vetëm disa nga shumë shembuj tjerë që tregojnë për vlerat reale dhe që portretizojnë më se miri kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Nëse dikur ishte fat që e kishim, tash ai fat po shndërrohet në fatkeqësi që e kemi.

Të ishte vetëm një Ramush, por Zyrat tona më të larta janë mbushur me Ramusha. Dhe intelektualët si delet vazhdojnë t’iu shkojnë pas. Në fakt, mediokrit, pseudoinntelektualet. Intelektualet kane vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat