Zyrtari i LDK-së në Gjilan, fton deputetët e partisë që ta votojnë raportin e Bulliqit

Aktuale

Zyrtari i LDK-së në Gjilan, fton deputetët e partisë që ta votojnë raportin e Bulliqit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 21:33
Arben Mehmeti

Duket e pabesueshme por po del të jetë e vërtetë. Ka zyrtarë të lartë të LDK-së që e përkrahin apelojnë që të përkrahet raporti i Shpejtim Bulliqit.

Arben Mehmeti, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan në një postim të tij në Facebook ka apeluar që të votohet raporti i Shpejtim Bulliqit me arsyetimin se ai është një kuadër i LDK-së dhe se “…LDK-në nuk duhët ta pengoj raporti i Prof Bulliqit një veprimtari të LDK-së për ta votuar Demarkacionin pasi interesi qytetarë dhe shtetëror është më i madhë se një raport që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe edhe nëse bëhet pjesë e Ligjit aktual”.

Ja postimi i Arben Mehmetit në Facebook

Kjo situatë politike në vend nuk i ndihmon LDK-së në ruajtjen e një imazhi tradicional- institucional dhe pragmatik në raport me vendin.

Prof.Bulliqi,është një kuadër i LDK-së me vlera dhe me aktivitet në LDK sa sot mund të ketë vjetë dikush nga deputetët aktual të LDK-së e të cilët disa nga ta kanë mbështetë në qëndrimin për kundërshtimin në kohën kur qeveria udhëheqej nga LDK-ja.

Nuk mund të bëhet faktor në këso situata askush që nuk ka vlera origjinale në LDK edhe pse i ka ra që të jenë në parlamentë si deputet.

Nuk na falin qytetarët të keqpërdorim besimin e tyre sikur në këtë rast sepse raporti i Prof.Bulliqit nuk pengon asgjë që të votohet pasi është një përpjekje për të tentuar të ndryshohet diqka në at ligjë edhe pse do të jetë vështirë shumë.

Prandaj është e natyrës URGJENTE që situatën ta marrin në dorë Menaxhmenti i Partisë për të nxjerrë qëndrim zyrtarë në këtë çështje dhe të kërkojnë nga deputetët të veprojnë konformë atij qëndrimi,për ti dhënë fund tendencës që posti i deputetit të konsiderohet si mekanizëm për zbatim të qëndrimeve personale e jo qytetare dhe partiake.

Mjetet politike arsyetohen në momentin që ka qëllim të qartë publik por se në këtë rast nuk kemi ndonjë elementë që arsyeton këto mjete jo të arsyeshme politike.

LDK-në nuk duhët ta pengoj raporti i Prof Bulliqit një veprimtari të LDK-së për ta votuar Demarkacionin pasi interesi qytetarë dhe shtetëror është më i madhë se një raport që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe edhe nëse bëhet pjesë e Ligjit aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat