Selmanaj: Populli nuk meriton izolimin e bërë vetëm nga një njeri – Haradinaj - Bota Sot
Selmanaj: Populli nuk meriton izolimin e bërë vetëm nga një njeri – Haradinaj

Aktuale

E shtunë, 23 qershor 2018

Selmanaj: Populli nuk meriton izolimin e bërë vetëm nga një njeri – Haradinaj

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 00:20
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në Interaktiv ka folur për temën e demarkacionit, kusht ky për liberalizimin e vizave.

Ai ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj, si njeriu kryesor në izolimin e Kosovës.

“Ky popull nuk e meriton izolimin qe e ka krijuar vetëm një person e ky është Haradinaj, i mbështetur edhe nga Kurti”, ka deklaruar Selmanaj, i cili thotë se gjithçka është në dorën e Haradinajt nëse do të ketë marrëveshje apo jo për kalimin e demarkacionit në Kuvend.

Selmanaj ka thënë se ka antagonizëm brenda katër neneve që po ofron Qeveria Haradinaj, dhe kjo situatë është e papranueshme sipas tij. Ai thotë se iu është ofruar një monstrum juridik.

“Brenda katër neneve të jenë antagoniste njëra me tjetrin situata është e papranueshme. Mendoj se ne si LDK ose qeverisja e kaluar këtë proces pothuajse e ka gjetur të gatshëm dhe ndërkohë ka ndodhur nënshkrimi. Kemi mbështetë këtë marrëveshje dhe më pas janë krijuar komisione të tjera që kanë verifikuar se komisioni i parë ka pasur të drejtë. Por, e gjithë kjo tani është krijuar mbi një kauzë të rrejshme. Materia kryesore është pothuajse e njëjtë. Na është ofruar një monstrum juridik”, është shprehur Selmanaj.

Ai thotë se marrëveshja është ajo e vitit 2015, ndërsa thotë se është e paprecedentë deklarata e presidentëve. Selmanaj ka thënë se nuk mund të bëjnë shkelje të interesave shtetërore, ndërsa thotë se ka konfuzitet.

“Futja e deklarata të presidentëve është e paprecedent. Pjesë e projektligjit mund të bëhet vetëm ato që janë përfshirë në dialog. Me sa e di marrëveshja e miratuar nga Mali i Zi ka vetëm dy nene dhe të tillë është dashur që ta pranojmë. Raporti kishte ardhur vetëm për informim më parë, e jo për votim. Si të tillë raporti i Bulliqit ka ardhur për të na ndihmuar që të vendosim. Po e rreshtojmë si dokument orientues. Dokumentet e tjera duhet të jenë si ndihmë. Konfuziteti që është krijuar me të vërtetë kemi nevojë për sqarim. Dokumentet e tilla nuk mund të jenë të barasvlefshme me ato që janë bërë për disa vite”, ka deklaruar ai.

Ai ka komentuar edhe kërcënimet e Haradinajt, që thotë se ishte e sikletshme të dëgjoje një nivel të tillë të ultë intelektual e njerëzor.

“Për fat të keq sot shohim kryeministrin që kërcënon. Kryeministri gjithmonë duhet të provojë të ulë tensionet e jo të nxisë ato me ofendime. Sa ishte LDK-ja në pushtet kryeministri i jonë nuk lejohej as të fliste, ndërsa sulmohej kudo, në shtëpi, me vezë etj. LDK-ja koka problemi më i madh për ta pasi edhe në opozitë për na kërcënojnë, fati jonë i keq është se kemi një kryeministër me deficit jo vetëm intelektual por edhe njerëzor. E sikletshme normalisht që ishte, pasi e sheh të parin e vendit se çfarë niveli ka. Por, ai e kishte me militantët e tij sepse ata e shohin se çfarë niveli ka. Tash vjen kryeministri që thotë se marrëveshja nuk është aq e mirë, por se ajo do të diskutohet përsëri, por kjo ishte edhe me nenin e shtatë të marrëveshjes së kaluar. Ne jemi të gatshëm si LDK që ta votojmë këtë marrëveshje dhe më pas do të formohet komisioni ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi”, është shprehur ai.

Selmanaj thotë se LDK-ja është pajtuar qe raporti i Bulliqit dhe deklarata e presidentëve të jenë dokumente ndihmëse.

“Nuk e di se ku ka mësuar Haradinaj që duke goditur tavolinën do të merren vendime. Te ne në LDK nuk funksionon ashtu. Ne kemi mundur të themi edhe ndryshe, bëjeni një marrëveshje të re dhe sille kufirin deri në Zhlep e në Çakorr dhe pastaj votojeni. Sepse ai është përgjegjës për të bërë votat, ai është kryeministër. Por, Haradinaj nuk i ka as votat e tij, as nuk po mund ta bindë Listën Serbe për ta votuar demarkacionin. Pra, në vend se të vijë te ne me një gjuhë kooperuese ai vjen krejtësisht ndryshe”, ka deklaruar Selmanaj.

I pyetur se a janë instruksione të ish-kryeministrit Isa Mustafa, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, këto qëndrime të Grupit Parlamentar , Selmani ka thënë se “në Kosovë ka vetëm një LDK, dhe kryetar i saj është Isa Mustafa”.

“Ne natyrisht se jemi në kontakt të vazhdueshëm me të, dhe çdo vendim e marrim në konsultë të ngushtë me kryetarin dhe me Kryesinë e LDK-së. Por kjo nuk ka të bëjë asgjë me çështje personale”, ka thënë Selmani.

Ai ka thënë se me këtë qasje të qeverisjes nga Haradinaj zgjedhjet në vitin 2018 janë të pashmangshme. Selmani ka thënë se në bazë të sondazheve kredibile LDK-ja është 5 për qind e shkëputur nga të tjerat, si partia e parë në vend. Ai beson se PDK-ja do të dilte partia e tretë në rast të zgjedhjeve eventuale.

Krejt në fund të bisedës, Selmani ka akuzuar presidentin aktual Hashim Thaçin si njërin prej përgjegjësve kryesorë të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet vendi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test