Pacolli arrin marrëveshje me Haradinajn, pranohet propozimi i LDK-së për demarkacionin

Aktuale

Pacolli arrin marrëveshje me Haradinajn, pranohet propozimi i LDK-së për demarkacionin

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:15
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka konfirmuar se është arritur marrëveshje me Ramush Haradinajt për ta pranuar propozimin e LDK’së për demarkacionin. Ka thënë se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës. Ka thënë se kur është arritur pajtimi i Kryeministrit prezentë ka qenë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Përfundimisht, të mërkurën do të kalojë demarkacioni. Kjo pasi Ramush Haradinaj është bindur të pranojë kushtin e LDK’së për ta lënë Raportin e Shpejtim Bulliqit vetëm si raport informues e orientues për deputetët.

Këtë e ka konfirmuar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Kryeministri sot pas një bisede të gjatë. Më vonë edhe me Kryeministrin. Me Kadriun u morëm vesh edhe mosmarrëveshjet, kontraversiteti mes LDK dhe Kryeministrit është zgjidhur. Pranohet dokumenti ashtu siç LDK ka kërkuar. Nuk ka asnjë dilemë më për të ecur përpara”, ka thënë Pacolli.

“Falënderoj Kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot. Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK’së dhe Kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka shtuar ai.

“Ishte vështirë por jam shumë i lumtur që ndodhi. Pa kushtëzime, por në mënyrë pozitive dhe duke menduar për të ardhmen e të të rinjëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat