Arrihet marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit

Aktuale

Arrihet marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:39
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar partitë për gatishmërinë për konsensus, përcjell Bota sot.

“Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat