Bajrami: LDK fton VV-në që ta ratifikojë demarkacionin

Aktuale

Bajrami: LDK fton VV-në që ta ratifikojë demarkacionin

Nga: S.R Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 14:19
Hykmete Bajrami

Lidhja Demokratike e Kosovëse ka përshëndetur pajtimin e Ramush Haradianjt që raporti i Shpejtim Bulliqit të jetë vetëm informues për deputetët kur të votohet demarkacioni.

Hykmete Bajrami nëpërmjet një shkrimi në rrjetin shoqëror ‘’Facebook’, ka thënë se ky hap e hapë rrugën drejt liberalizimit të vizave.

‘’Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. 
LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës’’, përfundon Bajrami./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat