Është arritur marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
Pas kësaj kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media ka thënë se është mënjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament, përcjell Bota sot.
Ai ka treguar se ligji do t’i përmbajë marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e presidentëve dhe raportin e Bulliqit.
Komunikata e plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmon për qytetarët e Republikës së Kosovës se nga koalicioni qeverisës është menjanuar pengesa e fundit politike, për unitet politik në parlament.
Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.