A ka ndonjë që i afrohet kryeministrit dhe i thotë Kuvendit se raporti i qytetarëve nuk kthehet prapa, jo pa u derdh gjaku?

Aktuale

A ka ndonjë që i afrohet kryeministrit dhe i thotë Kuvendit se raporti i qytetarëve nuk kthehet prapa, jo pa u derdh gjaku?

Nga: H.O. Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:26
Ramush Haradinaj

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Liri Loshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se a ka dikush që arrinë t’I mbledhë të postimet e Facebookut rreth demarkacionit dhe t’I dorëzoj deri të mërkurën në Kuvend.

Ai përmes këtij postimi thotë se a ka edhe ndonjë vullnet, të jetë invalid e me trup muskuloz që përkrah kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thotë se ky raport nuk kthehet prapa, jo pa u derdhur gjaku.

Postimi i plotë:

A ka ndonjë vullnetar që i përmbledh të gjitha postimet, komentet dhe debatet në Facebook në temën e Demarkacionit me Malin e Zi dhe deri të mërkurën t’i organizojë ato në formë dokumenti që t’i ofrohet Kuvendit për votim si një pako me Marrëveshjen..., Deklaratën..., si dhe Raportin e Buliqit. Në këtë mënyrë do të arrihej një unitet i plotë i partive politike dhe i komunitetit të Facebook-ut, pavarësisht bindjeve të ndryshme që kemi mes vete. Në rast se ky dokument yni nuk kalon, të mbetet aty në Kuvend dhe të presë një gjeneratë tjetër politikanësh që dinë t’i çmojnë edhe dokumenet altërnative që prodhojnë odat, çajtoret si dhe Facebook-u.
Në fund fare kërkohet një vullnetar, mundësisht invalid lufte, por që njëkohësisht është i shëndoshë si molla, muskuloz e trim si luani. Detyra e tij është që të afrohet aty përkrah kryeministrit dhe t’ia bëjë të ditur Kuvendit se raporti ynë nuk kthehet dot prapa. Jo pa u derdh gjaku!
E po kësaj lufte e po kush i prini?
A i prini maca, a prini mini...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat