Të mërkurën do kemi qartësi dhe konsensus – thotë Hoxhaj

Aktuale

Të mërkurën do kemi qartësi dhe konsensus – thotë Hoxhaj

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se seanca e të mërkurës për ratifikimin e Demarkacionit, tash pas marrëveshjes së arritur, i gjen me konsensus të arritur dhe qartësinë e duhur.

“Fryma e konsensusit është ajo që do t’i mundësojë Kosovës të ecë me një shpejtësi të re drejt integrimit euro-atlantik. Të mërkurën kemi qartësi dhe konsensus për ratifikimin e demarkacionit dhe i hapim rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Hoxhaj.

“I ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj dhe të ecim përpara me temat e tjera të rëndësishme për vendin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat