Pacolli tregon se si u arrit marrëveshja për kalimin e demarkacionit

Aktuale

Pacolli tregon se si u arrit marrëveshja për kalimin e demarkacionit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Behgjet Pacolli

Partitë politike shqiptare pjesë e Kuvendit të Kosovës, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, arritën sot marrëveshje për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në seancën e të mërkurës.

Kjo marrëveshje u arrit me vullnetin e mirë të kryeministrit Ramush Haradinaj, pas një takimi pjesë e të cilit ishte edhe kryekuvendari Kadri Veseli, ka thënë për Klan Kosovën zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Ai ka theksuar se duke parë insistimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për heqjen e Raportit të Shpejtim Bulliqit nga ligji, Haradinaj gjeti një rrugë të ndërmjetme duke i dhënë zgjidhje kështu një problemi që e ka mbajtur peng vendin për tre vjet.

Më herët përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka falënderuar Haradinajn, Veslin, Fatmir Limajn dhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për punën e bërë në drejtim të gjetjes së kësaj zgjidhje.

Akordin e arritur e kanë përshëndetur zyrtarë të institucioneve më të larta të vendit, të partive politike dhe opinionistë e pjesëtarë të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat