Takimi luksoz i zyrtarëve të Qeverise dhe kryetarëve të komunave në qytetin turistik në Mal të Zi

Aktuale

Takimi luksoz i zyrtarëve të Qeverise dhe kryetarëve të komunave në qytetin turistik në Mal të Zi

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 00:38
Hoteli

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka zgjedhurit hotelin “Splendid” në Budva të Malit të Zi, për të zhvilluar takimin me 20 kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim, përve kryetarëve do të marrin pjesë edhe tre ministra të qeverisë Haradinaj.

 

Ky është takimi i parë që mbahet ndërmjet Institucioneve të Qeverisë Qendrore dhe kryetarëve të komunave, I cili do të zgjas nga 23 deri më 25 shkurt.

 

Kjo ministri që udhëhiqet nga Ivan Todosijevi, nga radhët e Listës Serbe, ka injoruar bregdetin shqiptar dhe vendet e turizmit në Kosovë, për ta t’i zhvilluar këto takime.

Image

 

Kjo ministri ka zgjedhur qytetin e Budvës së Malit të Zi dhe Hotelin “Splendid“ për t’I zhvilluar këto takime.

Insajderi ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë, të cilët kanë thënë se të gjitha shpenzimet do të jetë të mbuluara nga OSBE.

Budva, një ndër qytetet me turizmin më të zhvilluar në Mal të Zi, posedon hotele dhe vende të mëdha turistike.

Investimet malazeze së bashku me ato rusë, e kanë bërë  Budvën me turizëm luksoz.

Image

 

Hoteli “Splendid“ posedon 5 yje, që ka dalje direkt në plazh, vetëm 2 kilometra larg nga qyteti i vjetër i Budvës.

Pishinat, dhomat super-luksoze, banjot me kristale sëaroëski, janë vetëm disa nga kënaqësitë që një numër i madh i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe disa ministra, do t’i shijojnë gjatë një vizite në Budva të Malit të Zi për disa ditë.

Një kërkim I thjeshtë në google, gjen se një natë e kaluar në këtë hotel, për një person, kushton mesatarisht 113 euro.

Mirëpo, ky mim është ndër të ultit, përshkak se Brenda këtij hoteli, ka edhe shumë gjëra që do të mund të kushtonin edhe me një mim më të lartë.

Ky hotel posedon edhe xhakuzi, që shfrytëzimi i tyre duhet të paguhet enkas.

Image

Po ashtu në këtë hotel gjenden edhe kazino, që mund të shfrytëzohen nga ana a vizitorëve.

Ministrat dhe institucionet tjera qeveritare janë kritikuar shpesh për shpenzimet të parasë publike në udhëtime zyrtare, duke frekuentuar hotele të shtrenjta nëpër Evropë.

Insajderi iu sjell disa fotografi të këtij hoteli luksoz./Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat