Paralajmëron Berisha: Raporti i Bulliqit do t’ua merr fytyrën e t’ua thyejë hundët atyre që ...

Aktuale

Paralajmëron Berisha: Raporti i Bulliqit do t’ua merr fytyrën e t’ua thyejë hundët atyre që ...

Nga: A.Zh Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 07:45
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes partive politike në vend për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Berisha, në një postim në Facebook, e ka quajtur absurditet votimin e Marrëveshjes, bazuar në Raportin Orientues të Komisionit shtetëror nga Shpejtim Bulliqi, pasi sipas saj, po bëhet “tradhti kombëtare e vepër penale e kriminale”, duke u dëmtuar shteti me 8000 hektarë tokë më pak, përcjell Bota sot.

Sipas saj, LDK-ja ishte në rrugë të drejtë në fillim kur kërkoi që të hiqej raporti i Bulliqit, mirëpo tani siç ka thënë ajo, lavdia e mbetet kryeministrit Ramush Haradinaj, që “lëshoi pe pa lëshuar ai pe fare”.

“LDK në fillim ishte në rrugë të drejtë kur kërkoi që të hiqet raporti i Bulliqit, pastaj e dëgjova në Kuvend Abdullahun kur u zbyth...papritur. Plus, lavdia i mbetet Ramushit që 'lëshoi pe' pa lëshuar ai pe fare...i cili (bashkë me fajtorin kryesor, Hashim Thaçin) nuk e votojnë vet, ndahen pastër nga krejt kjo dihotomi, dykuptimësi, çmenduri e padëgjuar..t'i detyrosh deputetët të bëhen edhe fajtorë edhe gjykatës të vetëvetes, ta nënshkruajnë kapitullimin e tyre”, ka shkruar Berisha ndër të tjerash.

Më poshtë postimi i plotë i Kimete Berishës:

Kur LDK-ja lëshon pe, e i ngjehet Ramushit.

Çfarë ka fituar LDK-ja që e ka cilësuar raportin e Bulliqit, si 'orientues'.

A tha njëherë LDK që në asnjë mënyrë nuk pranojnë që në Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të futet raporti i Bulliqit se është kontradiktor me raportin e Mehës, ndërsa në fund u lodhën, s'di çka ndodhi, lëshuan pe e u mjaftuan me cilësorin 'orientues' për raportin kundërthënës.

Për Ramushin është me rëndësi që në Marrëveshje u fut raporti i Bulliqit i cili i jep vulë morale dhe penale raportit të Mehës. Pra, u bë siç deshi Ramushi.

Quaje ti si të duash, luaj me fjalë si të duash, por Raporti i Bulliqit që ta merr fytyrën e t'i thyen hundët kryesore është aty ku ka dashur Ramushi, pra, aty ku nuk e ka vendin.

A ka absurditet më të madh se sa ta votosh një Marrëveshje bazuar në Raportin Orientues të Komisionit shtetëror që konstaton se ti me vetëdije dhe vullnet të plotë po bën tradhti kombëtare, po bën vepër penale e kriminale, po e dëmton shtetin tënd me 8000 e kusur hektarë tokë.

Kjo është çmenduri, që me m'i këput gishtat një nga nj? se s'kisha pranu (se s'kisha guxu) me nënshkru.

LDK në fillim ishte në rrugë të drejtë kur kërkoi që të hiqet raporti i Bulliqit, pastaj e dëgjova në Kuvend Abdullahun kur u zbyth...papritur.

Plus, lavdia i mbetet Ramushit që 'lëshoi pe' pa lëshuar ai pe fare...i cili (bashkë me fajtorin kryesor, Hashim Thaçin) nuk e votojnë vet, ndahen pastër nga krejt kjo dihotomi, dykuptimësi, çmenduri e padëgjuar..t'i detyrosh deputetët të bëhen edhe fajtorë edhe gjykatës të vetëvetes, ta nënshkruajnë kapitullimin e tyre.

P.S. Orientues do të thotë (sipas fjalorit shqip), t'i tregosh dikujt rrugën që duhet të ndjek. Pra, Bulliqi i autorizuar nga shteti ua ka treguar rrugën që duhet të ndjekni, dhe ju nuk e keni ndjekur.

Ky është budallallëk që LDK nuk ish dashur ta pranonte.

Shumë me pak pasoja do të ishte sikur të mos e kishin cilësuar raportin e Bulliqit si 'orientues'. Sepse Bulliqi e gjykon punën e Mehës si antikombëtare, jo anasjelltas.

Atyre që me dorën e tyre do ta votojnë një Raport që ashiqare i cilëson si tradhtarë, s'di çka u thotë mendja, mos u paça borxh.

Nuk është punë kompromisi, është punë absurditeti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat