Thaçi u bënë dhuratë prindërve librin e shkruar për të

Aktuale

Thaçi u bënë dhuratë prindërve librin e shkruar për të

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 14:16
Thaçi dhe prindët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë dhuratë prindërve të tij, librin e shkrimtarëve anglez të shkruar për biografinë e presidentit aktual dhe ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pata kënaqësinë t’ia përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjerësisht për këtë libër nga autorët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten, por sot patëm arsye t’i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër”.

Libri për jetën dhe veprimtarinë e Thaçit është shkruar nga  Suzy Jagger dhe‎ Roger Boyes.

Libri quhet “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat