Ish-deputeti thotë se është i gatshëm të vdes dhe të mos i falë tokë Malit të Zi

Aktuale

Ish-deputeti thotë se është i gatshëm të vdes dhe të mos i falë tokë Malit të Zi

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:00
Kuvendi i Kosovës

Derisa vazhdon lobimi i Qeverisë për të siguruar sa më shumë vota të deputetëve në Kuvend për ta votuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, një ish-kolegë i tyre thotë se është i gatshëm edhe të vdes dhe të mos falë tokë Kosove.

Ish-deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se Kosovës i mungon një lider që nuk falë tokë të Kosovës. Madje ka thënë se nuk ndryshon qëndrim, edhe po t’i kushtojë kjo me jetë.

“Kosovës i mungon një lider i cili edhe jetën e jap për tokë të Kosovës, e jo lider që falë tokë për të mbetur në pushtet. Falënderoj ZOTIN që ma mundësoj të jem deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që kundërshtova marrjen e tokës së Kosovës nga Mali i Zi (25 Mars 2011). Edhe sot i qëndroj besnik atij vendimi se nuk duhet falur toka Malit të Zi. Edhe nëse më kushton me jetë, nuk zbrapsem nga ky qëndrim i imi”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Kështu më mësoj baca Isë Boletini. Kështu më mësoj baca Adem Jashari. Kosovë nuk të tradhëtoj, Kosovë nuk të shes, Kosovë do të mbroj, derisa të vdes”, ka shtuar më tej ai.

Postimi i tij i plotë:

Po a falet toka Kosovës bre?!

Marrëveshja e partive politike për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, është dëmi më i madh që i ka ndodhur tokës shqiptare pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878.

Kjo marrëveshje dëmton rëndë interesin shtetëror të Kosovës.

Kjo marrëveshje cenon rendin kushtetues të Kosovës.

E dijmë se ratifikimi i demarkacionit është kërkesë e BE-së për liberalizim të vizave.

Por, ky kusht, kjo kërkesë e BE-së nuk është e drejtë.

Ngase për asnjë vend të ballkanit që kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza, nuk ka qenë ky kusht.

Bile edhe sot shumë vende të BE-së nuk e kanë të zgjidhur çështjen e demarkacionit mes tyre.

Pse vetëm Kosova duhet ta paguaj këtë çmim?

A nuk mjaftoj që Kosova u desh të paguaj çmimin më të lartë për liri?

A nuk mjaftoj gjenocidi, masakrat dhe terrorizmi mbi popullin e Kosovës?

Tash kërkohet që edhe të falim tokë.

E Serbia e cila ishte autore e gjenocidit, masakrave dhe terrorizmit mbi popullin e Kosovës, ka fituar vite më parë të drejtën e lëvizjes pa viza për qytetarët e saj.

Bile Serbia pritet që sa më shpejtë ta fiton statusin e anëtarit me të drejta të plota në BE.

Kosova ka paguar dhe po vazhdon të paguaj çmime të shtrenjta për lirinë e saj.

Kosovës i mungon një lider i cili edhe jetën e jap për tokë të Kosovës, e jo lider që falë tokë për të mbetur në pushtet.

Falënderoj ZOTIN që ma mundësoj të jem deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që kundërshtova marrjen e tokës së Kosovës nga Mali i Zi (25 Mars 2011).

Edhe sot i qëndroj besnik atij vendimi se nuk duhet falur toka Malit të Zi.

Edhe nëse më kushton me jetë, nuk zbrapsem nga ky qëndrim i imi.

Kështu më mësoj baca Isë Boletini.

Kështu më mësoj baca Adem Jashari.

Kosovë nuk të tradhëtoj,

Kosovë nuk të shes,

Kosovë do të mbroj,

derisa të vdes.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat