Ibrahim Kelmendi “kapet” keq me Hashim Thaçin: “Komandant gjarpnit” po i del boja edhe si manipulues ordiner!

Aktuale

Ibrahim Kelmendi “kapet” keq me Hashim Thaçin: “Komandant gjarpnit” po i del boja edhe si manipulues ordiner!

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 15:28
Hashim Thaçi dhe Ibrahim Kelmendi

Njëri nga anëtarët e LPK-së, e së fundi i akuzuar nga Shkumbin Mehmeti si organizator i shumë vrasjeve politike në Kosovë, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi në facebook, është “kapur” keq më presidentin Hashim Thaçi.

Si shkas i kësaj ka qenë reagimi i Thaçit për refuzimin e dekoratave presidenciale.

“Tashme "komandant gjarpnit" po i del boja edhe si manipulues ordiner! Me 16 shkurt, me bujë zyra e presidentit publikoi listat me emra të rreth 150 dekoruarëve, pasi i kishte publikuar në portalin zyrtar. Bile, mediave ua dërgoi edhe me mail, që t'i publikonin sa më shpejt. Sigurisht, nuk bëhej fjalë për dekorime të mirëfillta, institucionale, por për hile, siç është shprehi përvijuese e "gjarpnit", sepse "gjarpni" i mendonte të dekoruarit si kondoma...”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, reagimi i Thaçit vije pas refuzimit që i bëri Sylejman Selimi.

“Reagimi i mbrëmshëm i "gjarpnit", pothuajse rreth mesnatës, ishte hidhërim eksploziv, me gjasë i nxitur nga refuzimit që bëri ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, i publikuar pak qaste përpara se të shpërthente "gjarpni". Tashmë "gjarpni" po zhgënjen edhe tifozët e tij entuziast. [Ndërsa ata që duan, "gjarpni" t'i tjetërson në kondomë, le t'i gëzohen kënaqësisë gjatë (sh)përdorimit të njëhershëm...]  Vërtet, po ndiej keqardhje për Kosovën dhe popullin - nuk e kanë merituar këtë "gjarpen", të cilin shërbimet armiqësore na e imponuan për president kuisling”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat