“Haradinaj ka ra edhe më poshtë sesa niveli i Thaçit, Ramush ke plagë dhe vëllezër të vrarë nga forcat serbe”

Aktuale

“Haradinaj ka ra edhe më poshtë sesa niveli i Thaçit, Ramush ke plagë dhe vëllezër të vrarë nga forcat serbe”

H.Orana Nga H.Orana Më 25 shkurt 2018 Në ora: 15:55
Naim Miftari

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dërguar përfaqësuesin e Listës Serbe Dalibor Jevtiq, për të përfaqësuar Kosovën në Londër. Haradinaj e ka dërguar në vend të tij zëvendëskryeministrin Jevtiq, për të marrë pjesë  nesër në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Duke komentuar këtë vendim të Haradinajt, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka thënë se Haradinaj ka rënë në nivel më poshtë se Presidenti Hashim Thaçi.

“Kur Ramushi dërgon serb për të na përfaqësuar, mendimi më i arsyeshëm është se Ramush Haradinaj nga lakmia për pushtet ka ra edhe më poshtë sesa niveli i Hashim Thaçit së pakut presidentin Thaçi serbët nuk e kanë dëmtuar në familje përkundrazi kanë bashkëpunuar me ta, por Ramushi ka plagë të vetat edhe ka vëllezër të vrarë nga forcat serbe, pra ka derdhur shumë gjak dhe mund për këtë vend. Ta dërgosh sot një serb pro-Beogradit ta përfaqësojë Kosovën me shumicë shqiptare është budallaki jo sinqeritet dhe e ulët, nuk dërgohet ujku ta përfaqësojë delen askund dhe Ramushit këto gjëra do t’i kushtojnë shumë në të ardhmen e afërt”, thekson Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat