Policia e Kosovës arreston persona të dyshuar në operacionin antidrogë

Aktuale

Policia e Kosovës arreston persona të dyshuar në operacionin antidrogë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:05
Aksioni

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e antidrogës, në funksion të luftimit të dukurive negative dhe identifikimit të veprave penale, në veqanti veprave penale kundër trafikimit, posedimit dhe abuzimit me narkotik, më 24 shkurt 2018 kanë realizuar një operacion policor në disa lokacione në rajonin e Prishtinës, në mbështetje edhe të njësive tjera operative policore.

Gjatë realizimit të operacionit policor, gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të një të dyshuari mashkull serb dhe një femre/serbe shtetase e Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thas, sasi e dyshuar e substancës narkotike (dyshohet të jet e llojit marihuanë, pesha e së cilës pas matjes rezulton të jet mbi 13 kilogram-saktësisht 13 kg e 095 g), pastaj janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, një  DVR që ka monitoruar lokalin, një  sprej i syve dhe një shufër plastike. I dyshuari mashkull K/Serb pas intervistimit me vendim të  prokurorit dërgohet në  mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në  procedure të rregullt për procedurë të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që me kapacitetet që ka në dispozicion, në vazhdimësi të punoj në luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, me qëllim të krijimit të një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit e në veqanti për të rinjët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat