MPJ: Komisioni për Grada dhe Disiplinë nuk vlerëson ambasadorët

Aktuale

MPJ: Komisioni për Grada dhe Disiplinë nuk vlerëson ambasadorët

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:37
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme, ka lëshuar një sqarim lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Grada dhe Disiplinë.

“Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se Komisioni për Grada dhe Disiplinë, i cili themeluar me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të bëjë vlerësimin e gradimeve për shërbyesit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës, që posedojnë grada diplomatike apo konsullore nën nivelin e Ambasadorit, por jo edhe të vetë asaj të Ambasadorit”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se procedurat për vlerësim dhe gradim procedurat janë të përcaktuara në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat