Kadaj-Bujupi tregon se si do të votojë për demarkacionin

Aktuale

Kadaj-Bujupi tregon se si do të votojë për demarkacionin

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 19:50
Donika Kadaj-Bujupi

Projektligji për marrëveshjen e demarkacionit pritet të hidhet në votim të mërkurën, por koalicioni qeverisës ende nuk i ka votat për ta miratuar atë.

Marrëveshja e arritur ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së për demarkacionin, nuk ka lëkundur qëndrimin kundërshtues të Vetëvendosjes.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, e cila u largua nga funksionet partiake brenda VV-së, ka thënë shkurt se do të votojë kundër ratifikimit të demarkacionit.

Bazuar në deklarimet publike, koalicioni qeverisës ka 79 vota për projektligjin e demarkacionit, çka nuk janë të mjaftueshme që ai të kalojë në Kuvend.

Vetëvendosje – 32 deputetë

LDK -27 deputetë

PDK – 23 deputetë

AAK – 10 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

Nisma – 6 deputetë

Grupi 6 plus – 6 deputetë

Pa grup parlamentar – 6 deputetë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat