Pacolli: Demarkacioni nuk votohet të mërkurën, por gjatë marsit

Aktuale

Pacolli: Demarkacioni nuk votohet të mërkurën, por gjatë marsit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:31
Behgjet Pacolli

Arritja e konsensusit ndërmjet shumicës së partive shqiptare, rriti shpresën se ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të kryhet të mërkurën e ardhshme.

Bile, për këtë i bindur u shpreh edhe kreu i kuvendit, Kadri Veseli, të shtunën, edhe pse pranoi se nuk i kanë votat e nevojshme.

Por, është partneri i tij në koalicionin qeverisë, Behgjet Pacolli, ai që nuk pret që votimi i kësaj ujdie të bëhet në seancën e caktuar.

Ai thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat, ndërsa javën e dytë të marsit thotë se e sheh kyçe miratimin e marrëveshjes në Parlamentin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat