Pak ditë para seancës, deputetët e Kosovës takohen me raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian

Aktuale

Pak ditë para seancës, deputetët e Kosovës takohen me raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:42
Blerta Deliu në Parlamentin Evropian

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka takuar raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Takimi është bërë në Shkup pak ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet demarkacioni me Malin e Zi,

Deliu ka theksuar se Sholtes ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën në agjendën evropiane

Ky është postimi i plotë:

Pak ditë para votimit të demarkacionit, gjatë një vizite të Komisionit për Integrime Evropiane në Maqedoni, takuam raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes, me të cilin biseduam lidhur me hapat e rëndësishëm që e presin Kosovën në javën e ardhshme.
Sholtes konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën në agjenden evropiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat