“Ramush kuku për ty, ma mirë të bjen me ra në bunar”

Aktuale

“Ramush kuku për ty, ma mirë të bjen me ra në bunar”

Nga: D.RR Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Ramush Haradinaj më mirë është të shkojë në Gllogjan e mos ta sheh askush, sepse sipas Islamit, ai ka rënë tërësisht për toke.

Islami thotë se e kishte paralajmëruar Haradinajn që të mos futet në “strofullin e gjarpërit”.

Postimi i plotë i  Gazmend Islamit:

Ramush kuku për ty!!!!!

Ramush, shumë ma burrni është me dhënë dorëheqje sesa ku je ra për tokë, shumë ma burrni është me shku në kullë në Glogjan e mos me dal me të pa kush, se as fëmija e mëhallës nuk të besojnë ma. Të kam thanë mos hi në strofullin e gjarprit se të helmon e ti nuk shiheshe ma shumë se tepihun e kuq, a e dinë çka dmth, me rrejt një popull për 3 vite, a e dinë çka dmth me lexua letrat e Halil Matoshit për kombin e tij kosovar, a nuk po e sheh që nuk të kam metë as fytyrë e as besë, ma mirë të bjen me ra në bunar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat