"Haradinaj duhet të jap përgjegjësi para gjykatës"

Aktuale

"Haradinaj duhet të jap përgjegjësi para gjykatës"

H.Orana Nga H.Orana Më 26 shkurt 2018 Në ora: 16:44
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami ka thënë se Haradinaj duhet të kërkoj falje dhe të jap dorëheqje për gafat e tij në politikë. Islami thotë se Haradinaj përveq që ka shkelur fjalën e dhënë, ka shkelur edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Image
Gazmend Islami

“Unë mendoj që së pari Ramush Haradinaj duhet t’i kërkoj falje popullit shqiptar në Kosovë dhe të paraqes dorëheqjen për gafat e tij politike të mëdhenj të cilat i ka bërë, sidomos gjatë tri viteve të fundit, i cili e ka mbajtur peng Kosovën me çështjen e demarkacionit, tash po shihet se kjo ka qenë më tepër një farzë e tij politike dhe mendoj që Ramush Haradinaj ka shkelur jo vetëm fjalën e dhënë, por edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të jap përgjegjësi dhe para gjykatës, sepse çështja e demarkacionit mendoj se është çështje shumë e ndieshme, dhe këto lojërat e tij politike të cilat i ka bërë tash e tri vite, po shifet që qëllimi i tij ka qenë për të arritur në pushtet”, thekson Islami për "Bota sot".

Ai thotë më tutje se Ramush Haradinaj gabimin e parë fatal të tij e ka bërë në momentin kur ka hyrë në koalicion me PDK-në.

“Para asaj periudhe kohore ka qenë kundërshtuesi më i fuqishëm i Hashim Thaçit dhe po me të njëjtit bëri koalicion dhe miratoj politikat e tyre. Shihet qartë që PDK-ja dhe Kadri Veseli qëllimin final që ta djegin Haradinajn si figurë politike dhe të shkojnë në zgjedhje politike, ku pretendojnë që një ditë ta arrijnë majën e pushtetit Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, që do të bëhet një model Putin-Medvedev”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat